Sherr në një dasëm, plagosen 3 persona

Kronikë e zezë

Sherr në një dasëm, plagosen 3 persona

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 18:43
ilustrim

Një ceremoni dasme është kthyer në një “arenë” përleshjesh, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme, në orën 17:20, në fshatin Radostinë, në lokalin e shtetasit D.F, ku po zhvillohej një ceremoni martese.

Të njëjtat burime pohojnë se A. Bajrami, 21 vjeç dhe K.Pashko, 33 vjeç, gjatë një konflikti  për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasit L.S, 54 vjeç, A.S, 19 vjeç dhe G.N, 25 vjeç, të tre banues në Radostinë.

Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat