Asgjësohen 8 parcela me kanabis në Vlorë

Kronikë e zezë

Asgjësohen 8 parcela me kanabis në Vlorë

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 11:21
Kanabis në Vlorë

Në vijim të aksionit kundër lëndëve narkotike policia e Vlorës ka asgjësuar 14.400 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në 8 parcela në fshatrat Beshisht dhe Roms. Lënda ishte e kultivuara në tokë dhe në kubikë nëpër pyjet e këtyre fshatrave.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat