Durrës, makina përplas për vdekje një person

Kronikë e zezë

Durrës, makina përplas për vdekje një person

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 14:20
Policia shqiptare

Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Durrës.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen Nr. 8 Durrës ku 19- vjeçari Xhoikleo Taçe, duke drejtuar automjetin tip Opel me targa AA 126 LT, ka aksidentuar këmbësorin M.N., 77 vjeç, banues në Durrës.

I aksidentuari u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë. Taçe u arrestua nga policia pas ngjarjes, nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat