Myftar Papaj arrestohet për vjedhje të dërrasave

Kronikë e zezë

Myftar Papaj arrestohet për vjedhje të dërrasave

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 19:04
ilustrim

Një qytetar ka denoncuar në polici rastin e vjedhjes së 33 dërrasave (shalltafne) nga shtëpia e tij në ndërtim në fshatin Zojz që vlera e tyre llogaritet të jetë 1000 euro, njofton Policia e Kosovës.

Hetues policorë të Stacionit Policor “Veriu” në Prizren kanë dalë në vendin e  ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes. 

Pas analizimit të disa informatave të siguruara përmes rrugëve operative është dyshuar se kryerës i kësaj vepre mund të jetë tanimë i dyshuari Myftar Papaj shumë i njohur për policinë.

Në oborrin e shtëpisë  së tij policia ka gjetur dhe sekuestruar gjësendet e vjedhura të cilat me urdhër të prokurorit të shtetit i kthehen pronarit.

Gjatë intervistës i dyshuari ka sqaruar mënyrën e kryerjes së vjedhjes. Për ngjarjen është informuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që i dyshuari të ndalët nën masë e arrestit./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat