Vjedh makinën luksoze, vritet shqiptari gjatë ndjekjes policore

Kronikë e zezë

Vjedh makinën luksoze, vritet shqiptari gjatë ndjekjes policore

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 17:13
ilustrim

Një shqiptar rreth të 40-ve humbi jetën në Itali, teksa po ndiqej nga policia. Shqiptari ishte vënë nën ndjekje për shkak të vjedhjes së një makine.

Ngjarja ndodhi në rajonin e Breshias. Shqiptari po udhëtonte me një automjet tip “Audi A8”, e cila ishte vjedhur pak ditë më parë në Kazalmaxhore (Bologna).

Shqiptari ka qëlluar katër herë me armë në drejtim të policisë, teksa dyshohej se ishte pjesë e një bande ndërkombëtare të vjedhjes së makinave.

Ai u ndoq në distancë nga policia rrugore dhe karabinierët, ndërsa u gjet i vdekur në makinën luksoze.

Mediat italiane shkruajnë se plumbi i pestë e goditi shqiptarin në pjesën e mjekrës duke i shkaktuar vdekjen përpara se ambulanca të mbërrinte.

Duke marrë parasysh drejtimin se shtënies së plumbit, dyshohet se ai është vetëvrarë.

Arma nga e cila u shkrepën plumbat ishte një Baretta 84 e vjedhur kohët e fundit. Hetimet e menjëhershme do të kryhen për rastin, përfshirë edhe ekzaminimin balistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat