Dhunon ish-të dashurën dhe shoqëruesin e saj, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Dhunon ish-të dashurën dhe shoqëruesin e saj, arrestohet shqiptari

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:08
ilustrim

Një gruaje italiane i ishte kthyer jeta në makth për shkak të një 34 vjeçari shqiptar.

Megjithëse kishin jetuar rreth 8 vite së bashku, çifti ishte ndarë, por shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga medieve vendase, e ka përndjekur vazhdimisht gruan, e cila kishte nisur një marrëdhënie të re me një burrë tjetër.

Shqiptari e kishte çdo ditë në telefon, si dhe i kishte dërguar mesazhe të shumta telefonike, teksa i shkonte në shpi dhe në punë.

Përreth një muaj, gruaja kishte jetuar në gjendje të vazhdueshme frike dhe se ndihej e rrezikuar për jetën. Në një rast, shqiptari e kishte rrahur vajzën dhe shoqëruesin e saj të ri.

Por, 34 vjeçari u arrestua nga policia dhe u dërgua në stacionin në Legnano. Pavarësisht se kishte pasur një urdhër gjykate që detyronte shqiptari të mos i afrohej 100 metra italianes, ai nuk e kishte zbatuar dhe arrestimi i sotëm nga karabinierët u bë pikërisht për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat