Konfiskohen dy armë në rajonin e Mitrovicës

Kronikë e zezë

Konfiskohen dy armë në rajonin e Mitrovicës

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 12:03
Ilustrim

Policia e rajonit të Mitrovicës dje kanë konfiskuar dy armë, në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Sipas Policisë rasti i parë është identifikuar në Mitrovicë, rreth orës 14:45, dhe ka rezultuar se ka të bëhet me një aheng, ku është arrestuar i dyshuari SH.Z., 51 vjeçar dhe i është konfiskuar një pushkë gjuetie’, leja jo valide dhe dy gëzhoja si prova materiale.

Kurse rasti i dytë është identifikuar në Vushtrri, rreth orës 17:16, ku njësia patrulluese ka arritur të identifikojë vendin e ngjarjes,  dhe kanë arritur të lokalizojnë të gjitha dëshmitë e nevojshme, dhe personi i dyshuar V.F., 22 vjeçar, rreth orës 21:30 është vet dorëzuar në polici dhe ka sjellë armën, të cilën dyshohet se është përdorur në rast, ku arma (revolja) dhe një karikator është konfiskuar si provë materiale.

 Pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

 Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armës’’  dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat