Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë një person si të dyshuar për një vjedhje në një pikë të Postës.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, ku policia ka pranuar një informatë se është duke ndodhur një vjedhje në njërën nga filialet e Telekomit të Kosovës në rrugën “Mbretëresha Teutë’’.
Pas marrjes së informatës policia ka dal në vendin ngjarjes dhe kane arritur që të arrestojë personin e dyshuar V.H, 25 vjeçar.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, mbi dyshimet dhe provat e siguruara se i njëjti të ketë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’.
Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar V.H. 25 vjeçar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda penale ‘Vjedhje e rëndë në tentativë’.