Rrah gruan dhe vajzën, arrestohet

Kronikë e zezë

Rrah gruan dhe vajzën, arrestohet

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 12:09
Rrahje-ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Policia bën të ditur se viktimave u është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat