Efekti i kundërt - Klos ngordhin 100 gjedhë, reaksion nga vaksina kundër dermatozës

Kronikë e zezë

Efekti i kundërt - Klos ngordhin 100 gjedhë, reaksion nga vaksina kundër dermatozës

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:44
Kafshet e ngordhura

Reaksioni i ardhur nga vaksina për sëmundjen Dermatoza Nodulare,në Bashkine Klos, ka shkaktuar ngordhjen e rreth 100 gjedhëve.

Veterineri pranë bashkise Klos, Sali Lleshi shpjegon se përse ka ndodhur një gjë e tillë.

Sali Lleshi: Nuk ka qenë vatër sëmundjes, por si vaksinë virale kjo jep reaksionin

Përfaqësues të njësive vendore në këtë zonë kërkojnë dëmshpërblim për banorët pasi në këtë zonë bagëtitë janë e vetmja mundësi jetese.

“Jemi në situatë emergjente pasi këto banorë jetojnë vetëm me gjënë e gjallë” thotë një zyrtar i bashkisë.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së gjedhit ministria e bujqësisë ka ndërmarë vaksinimin e bagëtive në rang vendi ndëra ka mbyllur edhe tregjet e mishit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat