Një ullishte përfshihet nga zjarri në Shkodër

Kronikë e zezë

Një ullishte përfshihet nga zjarri në Shkodër

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:51
Ullishte përfshihet nga zjarri në Shkodër

Një ullishte në fshatin Ganjoll të Shkodrës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, toka është në pronësi të shtetasit me iniciale A.Z. 39 vjeç, banues në Ganjoll, i cili me qëllim për të pastruar tokën, ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte , por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor që ka konstatuar se janë djegur pemët dhe nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat