“Feston” me armë zjarri, arrestohet

Kronikë e zezë

“Feston” me armë zjarri, arrestohet

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 09:21
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me nënshtetësi të huaj, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri.

Në njoftim të Policisë thuhet se arma -pistoleta Ekol me një karikator të zbrazët dhe 12 gëzhoja te cal. 9 mm janë konfiskuar.

“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është  dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat