Tre të arrestuar për drogë në Vushtrri

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar për drogë në Vushtrri

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 14:29
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në raste të ndara në Vushtrri në 24 orët e fundit njofton Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 21:25, në rrugën ,,Marin Barleti’’ në Vushtrri, ku nga njësia patrulluese janë hasur personat e dyshuar B.K. , 22 vjeçar  dhe V.M. 24 vjeçar, dhe pas kontrollimit të tyre nga policia iu është gjetur një sasi e substancave narkotike dhe një thikë, ku dhe janë konfiskuar si prove materiale.

 Kurse me datën 27 gusht 2016, rreth orës 20:40, në rrugën ,,Fatime Hetemi, në Vushtrri,  njësia patrulluese, ka hasur në personin e dyshimtë  Rr. S., 21 vjeçar, ku gjatë kontrollit i është gjetur një sasie substancave narkotike, ku nga i dyshuarit në fjalë substanca e dyshuar i është konfiskuar nga policia si provë materiale.

Pas procedurave intervistuese me vendim të Prokurorit të Shtetit, të tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale ‘blerje posedim shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psiko tropikë dhe analoge’ dhe ‘posedim i paautorizuar i substancave narkotike’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat