Shqiptari kërcënonte ish-të dashurën pasi nuk pranonte ndarjen

Kronikë e zezë

Shqiptari kërcënonte ish-të dashurën pasi nuk pranonte ndarjen

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 19:03
Policia italiane

Një 35-vjeçar shqiptar në Itali është në gjyq, pasi kërcënuar dhe përndjekur ish-­të dashurën e tij. Sipas mediave italiane, shqiptari kishte kohë që e përndiqte ish-të dashurën, rezidente në Imola.

Çifti ishte i ndarë dhe ai nuk e pranonte këtë fakt. Policia vendase ka sqaruar se më parë, 35-vjeçari ka qenë i ndaluar nga gjykata që t’i afrohet asaj.

Por kjo nuk e ka penguar atë që t’i shkojë ditët e fundit në shtëpi. Tashmë, shqiptari është lënë në burg nga gjykata italiane.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat