Prizren: Bëri thirrje për kryengritje të armatosur në facebook, arrestohet

Kronikë e zezë

Prizren: Bëri thirrje për kryengritje të armatosur në facebook, arrestohet

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 10:18
Ilustrim

Dje në Prizren një person në facebook kishte shkruar një postim kërcënues duke bërë thirrje në kryengritje të armatosur duke aluduar në protestën që do të mbahet sot e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Personi i cili kishte postuar në facebook më vonë ishte arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.

‘Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti  në rrjetin social “Facebook” ka publikuar  postim kërcënues me thirrje në kryengritje të armatosur, duke aluduar në protestën e 01.09.2016 në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit janë bastis shtëpia dhe objektet përcjellëse por nuk është gjet asgjë e dyshimtë ndërsa i dyshuari pas intervistës dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat