Armë dhe fishekë në shtëpi, arrestohet 71 vjeçari

Kronikë e zezë

Armë dhe fishekë në shtëpi, arrestohet 71 vjeçari

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 11:52
Ilustrim

Policia e Shijakut sekuestroi një armë zjarri automatik dhe 81 fishekë dhe vuri në pranga shtetasin Gushi Smoqi 71 vjeç banues në Shijak.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Gushi Smoqi 71 vjeç, banues në Shijak.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik Mod.56, kaliber 7.62 dhe

• 8 krëhëra me 81 fishekë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar  në nenin 278/2 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat