Qese me kokainë në çorape, 3 vjet burg për shqiptarin

Kronikë e zezë

Qese me kokainë në çorape, 3 vjet burg për shqiptarin

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 16:37
Besad Peraj

Një shtetas shqiptar është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg për trafik kokaine. Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe, dhe bëhet fjalë për shtetasin Besad Peraj, 24­vjec.

Ai u dënua nga një gjykatë në Londër, pasi u kap me 15 qese mbushur me kokainë që i mbante të fshehura në çorape. Sipas mediave britanike, në seancën gjyqësore teksa u treguan momentet e arrestimit të tij, akuza tregoi se pasditen e 28 korrikut policia pikasi një automjet të parkuar Bread Street.

Drejtuesi pasi pa që po ndiqej, tentoi të largohej, por pa dobi. Policia e ndaloi dhe i bëri kontroll Perajt në makinë me qen antidrogë. Policia britanike ka njoftuar se ai u tregoi atyre dokumente false.

Ndërkohë nga kontrolli rezultoi se pas timonit ishin fshehur 3 çorape, brenda të cilave ishin 15 qese me kokainë.

Pozita e tij u rëndua edhe nga këqyrja e telefonit ku iu zbuluan mesazhet që e kompromentonin në trafikun e drogës. Shumë prej tyre ishin në shqip, me adresa dhe vende destinacionesh ku duhet të dërgonte drogën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat