Kontrabanda me mjete bujqësore

Kronikë e zezë

Kontrabanda me mjete bujqësore

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 17:22
ilustrim

Dy shqiptarë nga Kosova janë ndaluar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ngase të njëjtit dyshohet se janë përgjegjës për kontrandamin e disa mjeteve bujqësore, me vlerë mbi 6500 euro.

Në njoftimin që ka dhënë Policia e Kosovës, sqaron se gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit kufitar si dhe parandalimit të kontrabandës, mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00, ka ndaluar dy persona të dyshuar, që dyshohet të kenë hyrë në rrugë ilegale afër pikës kufitare të Jarinjës, nga Serbia në Republikën e Kosovës dhe të njëjtit dyshohet të jenë përgjegjës për kontrabandim të disa mjeteve bujqësore në vlerë mbi 6500 euro. Të dyshuarit janë të lindur njëri në vitin 1970 dhe tjetri në vitin 1975 dhe janë shtetas të Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, rasti cilësohet; kalim Ilegal i Kufirit dhe Kontrabandim i Mallrave dhe pas procedurave të konfiskimit të mallit dhe dorëzimit në Doganë të gjitha procedurat ligjore ndërmerren për kompletim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat