Rreh bashkëshorten dhe qëllon me armë, arrestohet

Kronikë e zezë

Rreh bashkëshorten dhe qëllon me armë, arrestohet

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 17:37
Pamje nga video

Një 43-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku Afrim Bulku pasi ka rrahur gruan e tij, E.B 33 vjeç ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar në ajër.

Policia pasi ka arrestuar autorin, ka bërë kërkesë për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për 33-vjeçaren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat