Thellohet tragjedia në det - Gjendet trupi i 18 vjeçares së mbytur, jo larg kushërirës 4-vjeçare

Kronikë e zezë

Thellohet tragjedia në det - Gjendet trupi i 18 vjeçares së mbytur, jo larg kushërirës 4-vjeçare

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 22:16

(E plotësuar) - Një tragjedi e vërtetë ajo çfarë ndodhi një ditë më parë në bregdetin e Durrësit, tek Shkëmbi i Kavajës.

Pas vogëlushes 4-vjeçare me iniciale E.B e cila u nxor nga deti e pajetë, është gjetur e vdekur dhe kushërira e saj 18 vjeçare, I.H.

Trupi i saj mësohet se u gjet disa orë më vonë pas kërkimeve nga ajri dhe deti, jo larg shumë larg nga vendi ku u gjet vogëlushja 4 vjeçare.

Kërkimet nisën në orën 19:15 dhe vetëm në orët e vona të natës u mësua përfundimisht që edhe adoleshentja që rezultonte e zhdukur ishte mbytur në det.

Dy kushërirat ishin futur për tu larë, por nuk dolën më gjallë nga deti. Ato ndodheshin për pushime bashkë me familjarët e tyre.

Ishte shtetasi M.H. 56 vjeç, i cili njoftoi Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare.

Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur.

Ndërsa në mesnatë u gjet edhe trupi i pajetë i adoleshentes.

Tragjedi në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një fëmijë 4 vjeç është mbytur në det. Sipas burimeve paraprake, fëmija i identifikuar me inicialet E. B. ishte në plazh me të afërmit e saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur vogëlushja M.B. është futur në ujë së bashku me të afërmen e saj, I.H. 18 vjeçe por nuk kanë dalë më.

Policia thotë se është gjetur trupi i vogëlushes, ndërsa vazhdojnë kërkimet për 18-vjeçaren.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 03.09.2016, rreth orës 19:10 shtetasi M.H. 56 vjeç ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për tu larë.

Shtetasi i mësipërm kishte ardhur me pushime në Plazhin e Durrësit bashkë me familjarët e tij.

Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur. Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetases I.H. 18 vjeçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat