U rrah barbarisht nga pronari i lokalit, humb jetën i riu

Kronikë e zezë

U rrah barbarisht nga pronari i lokalit, humb jetën i riu

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 14:16
ilustrim

Më shumë se një javë, i shtruar në spital pasi u rra barbarisht në një lokal, ka ndërruar jetë 23-vjeçari Marsel Osmani. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, në 29 gusht.

I riu ishte për mjekim të specializuar në Spitalin Ushtarak, pasi u dhunua nga pronari i një lokali me sende të forta.

Marsel Osmani, sipas policisë kishte shkuar në lokalin e Olsi Zyberit, ndërsa pas një debati për motive të dobëta është rrahur barbarisht me hekur dhe me dru dhe më pas është tërhequr zvarrë dhe është hedhur në një kanal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat