Asgjësohen 623 rrënjë kanabis sativa, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Asgjësohen 623 rrënjë kanabis sativa, arrestohet një person

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 16:10
Ilustrim

Policia e Lezhës në vijm të opercaionve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve,  është zhvilluar operacioni anti-cannabis i radhës ku janë asgjësuar me anë të djegies 623 bimë narkotike Cannabis -Sattiva.

Konkretisht, në fshatin Godull, Kurbin u asgjësuan 570 bimë të kultivuara në 3 parcela.

Në Balldre , Lezhë u asgjësuan 53 bimë të kultivuara në tokën ngjitur me banesën e shtetasit Alfred  Brucaj,  40 vjeç, banues në Balldre , i cili u arrestua në flagrance si i dyshuar si kultivues i ketyre bimeve narkotike. 

Materialet procedurale u referuan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për vepren penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat