Tentim vrasje në Gjilan

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Gjilan

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 12:31
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan viktima mashkull shqiptar është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull shqiptar, i cili është larguar në drejtim të panjohur.

Në njoftim të Policisë thuhet se në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat