Të dehur shtinë me armë zyrtare, suspendohen pesë policë

Kronikë e zezë

Të dehur shtinë me armë zyrtare, suspendohen pesë policë

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 11:21
Ilustrim

Pesë policë të Kosovës të stacionit të Leposaviqit janë suspenduar mbrëmë bëjnë të ditur burime të KosovaPress.

Sipas këtyre burimeve policët në gjendje të dehur kanë shtënë me armët e tyre zyrtare në një kafene të këtij qyteti dhe ajër duke shqetësuar banorët e asaj pjese.

 Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 15, ndërsa sipas burimit të KosovaPress suspendimi është bërë për 48 orë.

KosovaPress ka bërë përpjekje të marrë një deklaratë nga Policia e veriut por askush nuk e ka hapur telefonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat