Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prizren

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 13:19
Gjësendet e vjedhura

Në raportin e Policisë rajonale të Prizrenit, bëhet e ditur që pas një pune intensive sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, ka arrestuar të dyshuarit M.Q, A.G dhe A.R.

Policia ka njoftuar se të njëjtit në periudhën kohore Korrik-Shtator 2016 në lagjen ”Dardania” në Prizren, në bashkëpunim, kanë kryer vjedhje të rëndë, vjedhje dhe vjedhje në tentativë, njofton Klan Kosova.

Arrestimi i të dyshurve është bërë në lagjen ‘’Dardania’’ në Prizren ku janë shoqëruar në stacionin policor.

Image

Sipas raportit të policisë rajonale të Prizrenit, të dyshuarit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar dhe gjatë deklarimit të tyre ata kanë pranuar se kanë kryer veprat penale në tri lokacione të ndryshme.

Tek te dyshimtit janë gjetur dhe janë konfiskuar ne cilësi te provës materiale gjësendet e vjedhura: dy ore dore, dy aparate fotografik si dhe bizhuteri te ndryshme ( vathe ,unaza ,zingjire ) etj.

Ne lidhje me veprimet tona është njoftuar Prokurori Shtetit dhe i njëjti merr vendimin për ndalimit policor për 48 ndaj te dyshuarave M.Q dhe A.G , ndërsa i dyshimti A.R lirohet ne procedure te rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat