Goditet grupi i trafikut të kokainës me shqiptarë në ishullin grek

Kronikë e zezë

Goditet grupi i trafikut të kokainës me shqiptarë në ishullin grek

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 18:55
ilustrim

Një operacion i fshehtë, hetimet për të cilin po zhvilloheshin prej disa muajsh, përfundoi me sukses nga policia greke.

Grupi merrej me trafikun e drogës si kokainë dhe kanabis në ishullin grek Kefalonia.

Në pranga kanë përfunduar tre shtetas shqiptarë të moshës 23, 29 dhe 31 vjeç, si dhe dy shtetas grekë.

Në këtë trafik janë përfshirë 17 persona. Veprimtaria e grupit ishte e përqendruar kryesisht tek kokaina dhe kanabis.

Nën zotërim të tyre si dhe nga kontrollet në banesat e tyre, janë sekuestruar 9460 euro, kokainë, kanabis, një makinë dhe 12 telefona. Katër prej të arrestuarve janë dërguar pranë prokurorit të Qefalonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat