Fjalet që nuk i harron kurr e ëmëa 17-vjeçari që u ekzekutua sot në Pogradec / “Jap jetën për ty“, ja çfarë shkruante për të

Kronikë e zezë

Fjalet që nuk i harron kurr e ëmëa 17-vjeçari që u ekzekutua sot në Pogradec / “Jap jetën për ty“, ja çfarë shkruante për të

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 00:45
Nena

Plumbat i morën jetën 17-vjeçarit Fabio Hila pasditen e sotme. Ai u ekzekutua nga një bashkëmoshatar i tij, Fabio Musollari, teksa ndodhej në një bar në rrugën “Rinia” në Pogradec.

Shkaku i ngjarjes raportohet të jetë një konflikt i mëparshëm mes autorit dhe viktimës për një vajzë, për të cilën të dy kishin simpati.

Një nga personat për të cilët ai kishte më shumë dobësi, duket se ishte e ëma.

Më janar të një viti më parë, Fabio Hila ka shprehur publikisht dashurinë për personin që e solli në jetë përmes një statusi në Facebook.

“Jap jetën për ty… je e vetmja femër që të përulem… Jam duke u rritur dhe po kuptoj se sa e bukur dhe madhështore je… Je qenia më e dashur në botë… Si qiri tretem kur mendoj për ato gabime që kam bërë se si munda të lëndoj nënën time se s’ka si ti..“, janë disa nga fjalitë e shkëputura nga dedikimi i Fabios për të ëmën, teksa postonte edhe foton që shihni më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat