Pranga 29-vjeçarit, qëlloi me grushte punonjësin e AKU-së

Kronikë e zezë

Pranga 29-vjeçarit, qëlloi me grushte punonjësin e AKU-së

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 12:12
Ilustrim

Policia e Sarandës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi nuk lejoi inspektorin e AKU-së të ushtronte kontroll në biznesin e tij, madje e ka qëlluar edhe me grushte.

Në prangat e bluve të qytetit bregdetar ka përfunduar Ardian Mollanji, 29 vjeç, banues në Ksamil.

Sipas policisë, “29-vjeçari u arrestua për arsye se ka penguar dhe nuk ka lejuar të bëhet kontrolli në biznesin "Market" në pronësi të prindërve të tij, detyrë kjo që do të ushtrohej nga shtetasi M.A inspektor i AKU-së, duke e goditur këtë të fundit me grushte”.

29-vjeçari Ardian Mollanji, akuzohet për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat