Vrau adoleshentin, Apeli lë në burg shefin e antiterrorit

Kronikë e zezë

Vrau adoleshentin, Apeli lë në burg shefin e antiterrorit

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 18:13
Armando Skandaj

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Skënder Seferin.

Ish-shefi i Antiterrorit në Lezhë do të vuajë 5 vite burg për vrasjen nga pakujdesia të një adoleshenti.

Ngjarja ndodhi në korrik të vitit 2010 në Urën e Cenit në Lezhë, ku Seferi qëlloi më armë duke lënë të vrarë Armando Skandajn.

Dosja u rihap nga Prokuroria katër vjet pas vrasjes në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat