E sulmon fizikisht zyrtarin policor, arrestohet

Kronikë e zezë

E sulmon fizikisht zyrtarin policor, arrestohet

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 09:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar së në Prishtinë, gjatë kontrollimit të një automjeti janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas e tipit Walter me 12 fishekë, si dhe sasi e vogël me substancë narkotike.

Në njoftim të Policisë thuhet se gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat