Laç, sulm me armë zjarri; shpëton objektivi, arratisen autorët

Kronikë e zezë

Laç, sulm me armë zjarri; shpëton objektivi, arratisen autorët

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 15:31
Ilustrim

Një person është qëlluar me armë zjarri paraditen e kësaj të shtune në Laç, teksa lëvizte me mjetin e tij në lagjen numër 2 të qytetit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave nga të shtënat nuk ka patur viktima, por vetëm panik në ambjentin përreth. 

Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga dëshmitë e mbledhura kanë konstatuar se autorët e sulmit janë larguar me automjet në drejtim të Mamurrasit. 

Burimet shtojnë se agjentët e krimeve po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat