Serbi i dehur kanos punëtorët e shtëpisë së shëndetit në Zveçan

Kronikë e zezë

Serbi i dehur kanos punëtorët e shtëpisë së shëndetit në Zveçan

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 16:14
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një serb i cili ishte në gjendje të dehur ka shkuar në shtëpinë e shëndetit në rrugën “Buba Mihajloviq” në Zveçan, ku ka kanosur punëtorë. Ai është dërguar në mbajtje derisa të këndellet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi qe i njëjti ne gjendje te dehur ka kanosur punëtoret e Shtëpisë se Shëndetit. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje në stacion policor deri ne këndellje ,dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat