Gjykata e dënon për grabitje në Itali, shqiptari rezulton i vrarë në Vlorë

Kronikë e zezë

Gjykata e dënon për grabitje në Itali, shqiptari rezulton i vrarë në Vlorë

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 21:45
Ilustrim

Gjykata e Akuilës ka dënuar dy shqiptarë për grabitje me dhunë me nga 10 vjet burg. Bëhet fjalë për një grabitje dhe sulm fizik ndaj një 50 vjeçare italiane, e cila u sulmua kur po tërhiqte paratë në një bankomat.

Sipas burimeve bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit 2013 dhe italiania mbeti e plagosur rëndë.

Dy shqiptarët u identifikuan si K.N. 19 vjeç dhe A.X. 23 vjeç. Ata janë dënuar në mungesë me 10 vjet burg. Mirëpo, njëri prej tyre, K.N. rezulton i vrarë në apartamentin e tij në Vlorë vetëm 8 muaj pas grabitjes.

Nga verifikimet, rezulton se ai është K. Nelaj, i cili mbrëmjen e 1 tetorit u plagos nga pakujdesia me pistolete ne koke ne apartamentin e tij, ku qëndronte me nje shok.

Ai u dërgua ne spital, por humbi jetën disa dite me pas. Tjetri, A.X. është ende në kërkim, edhe pse u lokalizua në Tiranë në vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat