Babai i bën për spital dy vajzat e tij në Gjilan

Kronikë e zezë

Babai i bën për spital dy vajzat e tij në Gjilan

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 13:42
Ilustrim

Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije se në Gjilan ka ndodhur dhunë familjare. Sipas tij, i dyshuari, i lindur me 1967 dhe viktimat-dy vajzat e tij gjersa ishin në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshje familjare qe kishin ndërmjet veti, i dyshuari e godet me grushte dhe shkelma njërën vajzë me ç’rast i shkakton lëndime të dukshme trupore në fytyrë dhe gjoks.

Gjithnjë sipas nënkolonel Azizit, më pas, i dyshuari me shkelma godet edhe vajzën tjetër të tij, 13 vjeçare, të cilës i shkakton lëndimi në trup. “Dy viktimat janë dërguar ne emergjencën e spitalit rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor. Pas trajtimit mjekësor te njëjtat janë pajisur me raporte mjekësore dhe janë liruar për shërim të mëtejmë në shtëpi dhe për momentin gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, ka thënë nënkolonel Shaban Azizi.

Sipas tij, lidhur me këtë rast në ambientet e policisë është paraqitur prokurorja kujdestare e cila lëshoi vendimin mbi ndalimin për 48 orë për të dyshuarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat