Plagoset me thikë një 42-vjeçar

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë një 42-vjeçar

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 15:29
Ilustrim

Një konflikt për motive të dobëta ka agravuar deri në përdorimin e thikës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Lac-Vau Dejës. I plagosur ka mbetur 42-vjeçari me iniciale K.P., banues në Laç Vau Dejës, i cili ndodhet në spital ku po i nënshtrohet ndihmës mjekësore.

Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes 42-vjeçarit dhe shtetasit Lazer Gega, 45 vjeç, banues në Laç Vau Dejës. Ky i fundit është identifikuar nga policia dhe vënë në pranga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat