Maskat me armë grabisin rreth 500 euro

Kronikë e zezë

Maskat me armë grabisin rreth 500 euro

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 18:48
Ilustrim

Dy persona të me maska dhe të armatosur kanë hyrë në një pompë të derivateve në fshatin Gjurkovc të Shtimes, ku nën kërcënimin e armës kanë arritur që nga dy punëtorë të grabisin rreth 500 euro, duke u larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimit kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet të jetë e përfshirë në rast. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat