I lidhën në dhomë dhe pastaj shkuan t’ua mbledhin pasuritë që i kishin nëpër shtëpi

Kronikë e zezë

I lidhën në dhomë dhe pastaj shkuan t’ua mbledhin pasuritë që i kishin nëpër shtëpi

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 13:19
Ilustrim

Nata ishte e tmerrshme për çiftin Sh.B (71) dhe A.B (69) nga Gradeci i Gostivarit të cilët janë lidhur dhe janë mbajtur peng në dhomë nga katër grabitës të maskuar që ishin futur për të vjedhur në shtëpinë e tyre.

Katër grabitësit janë futur në oborrin e shtëpisë, i kanë gjetur të dy duke fjetur, i kanë zgjuar dhe ju kanë lidhur duar dhe sytë. Gruas janë kanë këputur gjerdanin dhe dy bizhuteri që vëndohen në dorë.

Që të dy i kanë lënë të lidhur në dhomën dhe kanë shkuar brenda në shtëpi për të gjetur gjëra me vlerë të cilat më vonë i kanë marrë me vete.

Sektori për punë të brendshme në Gostivar ka kryer hetime në shtëpinë ku ndodhi tmerri një natë më herët dhe kanë filluar hetimet për katër grabitësit me maska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat