Arrestohen shtatë persona në Obiliq

Kronikë e zezë

Arrestohen shtatë persona në Obiliq

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 14:02
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Obiliq lidhur me një rast që ka të bëjë me grabitje, pas hetimeve, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë shtatë të dyshuar meshkuj shqiptarë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer grabitje dhe vjedhje të rënda në Obiliq.

Në një njoftim për media thuhet se lidhur me rastin janë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarave, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një revole “Ekol” me një karikator me katër fishekë të cal. 9 mm, tre fishekë të armës së gjatë, dy fishekë të revoles, një telefon celular, një maskë, një palë pranga dhe një llaser.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat