Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Veternik” të Prishtinës.
Dëshmitarët i kanë thënë KosovaPress-it se fatmirësisht, nga ky aksident përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.
Në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit “passat”.