Përplasje me armë në Sauk, të rinjtë plumba njëri-tjetrit nga 4 makina

Kronikë e zezë

Përplasje me armë në Sauk, të rinjtë plumba njëri-tjetrit nga 4 makina

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 09:04
ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Saukut në periferi të kryeqytetit janë dëgjuar të shtëna me armë. News 24 raporton se një grup të rinjsh janë përplasur me njëri-tjetrin duke përdorur armët.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 në hyrje të një lokali në Sauk, ku të rinjtë kishin kaluar mbrëmjen. Ata kanë qenë në 4 makina, prej nga kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit, por fatmirësisht nga përplasja me armë nuk kanë mbetur persona të lënduar.

Policia e Tiranës ka gjetur 4 gëzhoja pistolete në vendngjarje, ndërsa deri më tani janë shoqëruar në komisarit dy të rinj me inicialet P.G dhe E.D, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e konfliktit.

Blutë e kryeqytetit kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët, dhe për të zbuluar motivet e kësaj përplasje. Ende nuk ka një njoftim zyrtar të policisë për ngjarjen në fjalë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat