Përplasja e armatosur në Sauk për “tavolinat VIP”, performonte Noizy

Kronikë e zezë

Përplasja e armatosur në Sauk për “tavolinat VIP”, performonte Noizy

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 11:58
Noizy

Rikthehen sërish në qendër të vëmendjes problemet mes të rinjve dhe sherret në klubet e natës. Këtë herë të përfshirë në një sherr masiv mes anëtarëve të dy grupeve rivale janë bërë disa të rinj, të cilët kanë trembur banorët e Saukut, në periferi të Tiranës, pasi kanë qëlluar disa herë me armë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të ditës së sotshme, ku të rinjtë janë përplasur mes tyre tek “Arena Club”, ku edhe kishin kaluar mbrëmjen ndërsa i ftuar special ka qenë Noizy . Sherri ka nisur fillimisht brenda klubit dhe më pas ka vijuar edhe jashtë, ku janë nxjerrë armët, shkruan JOQ.

Shkak për sherrin mes dy grupeve, që kishin rivalitet mes tyre, është bërë prenotimi i tavolinave në zonën VIP të lokalit të natës.

Mësohet se të rinjtë kanë qëlluar me armë nga 4 makina të ndryshme, në drejtim të njëri –tjetrit. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të rinjve që qëlluan me armë. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete, ndërsa policia shoqëroi dy truproje të lokalit, P. G dhe E. D, si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat