Aksidenti, ky është polici që humbi jetën në Kamëz

Kronikë e zezë

Aksidenti, ky është polici që humbi jetën në Kamëz

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 12:35
Aksidenti

Ky është polici, që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Kamëz, pas një aksidenti tragjik. Ervin Haxhiaj, 41 vjeç, babai i tre fëmijëve, ishte efektiv në komisariatin nr.5.

Furgoni i policisë, me targë “Policia 2146″, e Komisariatit nr.5 u përplas nga automjeti fuoristradë, me të cilën udhëtonte Arnold Kola, djali i ish- deputetit, Ndue Kola për Qarkun e Shkodrës, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

Image
Ervin Haxhiaj, 41 vjeç

Kola ishte në timon në gjendje të dehur. Ndërkohë nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivët e tjerë: Ismail Hoxha dhe Besim Voji.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije për Tv Klan se, efektivët e tjerë, që ndodhen të shtruar në Reanimacion kanë kaluar fazën e rrezikut për jetën, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë.

Furgoni i policisë u aksidentua gjatë momentit që 3 efektivë po patrullonin në Bulevardin Blu, në Kamëz, pranë shkollës “Ibrahim Rugova.”

Në orën 12:30 do zhvillohet ceremonia e lamtumirës për efektivin 41-vjeçar, i cili humbi jetën në krye të detyrës. Ceremonia do zhvillohet në ambientet e Komisariatin Nr 5. Pas homazheve, kortezhi do lëviz në drejtim të varrezave në Thumanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat