Aksidenti tragjik në Kamëz, Policia: 22-vjeçari ishte dehur

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik në Kamëz, Policia: 22-vjeçari ishte dehur

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 13:18
Ilustrim

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, ku mbeti i vdekur një efektiv si dhe dy të tjerë të plagosur.

Në këtë njoftimi, policia ka njoftuar se personi i cili ka shkaktuar aksidentin ka qenë nën efektin e alkoolit. 

 Njoftimi i plotë i policisë së Tiranës:

 Më datë 25.09.2016, rreth orës 21:15, në Bulevardin "Blu", Kamëz, në afërsi të Shkollës "Ibrahim Rugova", ka ndodhur një përplasje mjetesh me pasojë vdekje.

 Mjeti tip "Lexus", me targë TR8788T, me drejtues shtetasin Arnold Kola, 22 vjeç, duke ardhur nga qendër Kamëz në drejtim të Institutit, ka goditur mjetin e Policisë me targë POLICIA2164 (mjet i Komisartiatit të Policisë Nr.5), i cili ka qenë në patrullim në të njëjtin sens lëvizje.

 Si pasojë e kësaj goditje ka ardhur dëmtimi i punonjësve të policisë që kanë qenë në mjet, I. H., 52 vjeç, B. V., 42 vjeç dhe Ervin Haxhiaj, 41 vjeç, i cili pak çaste më vonë ka ndërruar jetë në spitalin e traumës.

 Dy punonjësit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

 Drejtuesi i mjetit tip "Lexus", Arnold Kola, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit në masën 0.57mg/l dhe 0.53 mg/l. ndaj këtij shtetasi është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat