Shkodër: Konflikt i armatosur mes dy grupeve në Velipojë

Kronikë e zezë

Shkodër: Konflikt i armatosur mes dy grupeve në Velipojë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 20:19
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Mal Kolaj të Velipojës.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, dy grupe janë përplasur mes tyre dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit teksa udhëtonin me dy automjete.

Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka nisur si rezultat i një konflikti të hershëm mes palëve.

Policia thotë se nuk ka të plagosur nga të shtënat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat