Kapet 27-vjeçari me 29 kg drogë, i gjenden armë e municion

Kronikë e zezë

Kapet 27-vjeçari me 29 kg drogë, i gjenden armë e municion

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 14:11
Kanabisi

Policia e Kurbinit ka gjetur dhe sekuestruar 29 kilogram lëndë narkotike si dhe një armë gjahu dhe municione luftarake.

Në pranga efektivë t e policisë kanë vënë Klevis Ballokun, 27-vjeç,pasi gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e policisë në banesën e tij  i’u gjetën 29 kilogram bimë e dyshuar narkotike Cannabis – Sattiva .

Gjithashtu i’u sekuestrua edhe një  armë gjahu teke si dhe 20 fishekë model 56.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat