Njoh shqiptarë që me 3 mijë euro të heqin nga faqja e dheut

Kronikë e zezë

Njoh shqiptarë që me 3 mijë euro të heqin nga faqja e dheut

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 18:53
ilustrim

Një italian 74-vjeçar ka çuditur të gjithë me kërcënimin që ai i ka bërë gruas së tij e cila është disa vite më e re. Pas ndarjes së tyre, ai vazhdonte ta kërcënonte ish gruan madje i ka thënë, "Mos kujto se do t'ia hedhësh sepse njoh shqiptarë që me 3 mijë euro të zhdukin nga faqja e dheut.

Pasi ish gruaja e ka denoncuar këtë të fundit dhe janë bërë hetimet e nevojshme, 74-vjeçari është ndaluar t'i afrohet ish-bashkëshortes në çfarëdolloj komunikimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat