Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj janë arrestuar tre persona, pasi që pas një mosmarrëveshje të dyshuarit kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimave meshkuj shqiptarë me mjete të forta (thikë).
Në njoftim të Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.