Itali, dy shqiptarëve u gjendet ‘thesari’ i vjedhur

Kronikë e zezë

Itali, dy shqiptarëve u gjendet ‘thesari’ i vjedhur

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 22:08
Policia

Dy të rinj shqiptarë janë denoncuar në gjendje të lirë nga policia italiane e Modica-s, pasi u janë gjetur të fshehura në banesë mallra të vjedhur me vlerë 10.000 euro, raportojnë sot mediat lokale.

Në mesin e pajisjeve të vjedhura ishin shumë mjete pune si korrëse bari, trapanë dhe freza.

Policia po punon për t’u kthyer mallrat e vjedhur pronarëve të ligjshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat