“10 mijë euro ose iu mbyll biznesin”, 25-vjeçari kërcënon italianin

Kronikë e zezë

“10 mijë euro ose iu mbyll biznesin”, 25-vjeçari kërcënon italianin

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 13:20
Ilustrim

Një 25-vjeçar nga Korça ka kërcënuar nëpërmjet letrave dhe telefonatave një shtetas italian, duke i kërkuar në këmbim të jetës së tij 10 mijë euro.

Por shtetasi Velson Qyrani është arrestuar në flagrancë nga policia e Korçës. Sipas kësaj të fundit, arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka kanosur me telefonata (me numër të fshehtë) si  edhe me letra kërcënuese, shtetasin italian M. P., duke i kërkuar një shumë prej 10 000 euro, në këmbim të jetës së tij.

Sipas burimeve policore, nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se autori ka pasur dijeni për një aktivitet privat në fushën e marketingut, që zotëron bashkëjetuesja e këtij të fundit, në qytetin e Korçës dhe i ka kërcënuar ata me mbylljen e tij, nëse në këmbim nuk do të përfitonte shumën e kërkuar.

Bëhet e ditur se materialet në ngarkim të të arrestuarit i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë,  për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat