Ja si u vra me thikë 37-vjeçari në Elbasan

Kronikë e zezë

Ja si u vra me thikë 37-vjeçari në Elbasan

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 22:59
ilustrim

Janë zbardhur detaje të tjera nga vrasja në Elbasan që ndodhi ditën e sotme rreth orës 21:00.Erion Mihallari 39 vjeç u godit me thikë disa herë në trup dhe po ashtu me armë zjarri duke humbur jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e kësaj vrasjeje, “Panorama” mëson se Erion Mihallari ishte duke zbritur nga automjeti i tij në afërsi të stacionit të trenit në Elbasan. 

Sapo ka dalë nga automjeti ai është rrethuar nga disa persona që dyshohet se po e prisnin aty. Ata e kanë qëlluar disa herë me thikë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. 

Ndërsa Erion Mihallari ka humbur jetën rrugës për në Spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat